• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli pretendon se ka vrarë 15 militantë të Hezbollahut në Libanin jugor

Izraeli pretendon se ka vrarë 15 militantë të Hezbollahut në Libanin jugor

 Tel Aviv, 3 tetor 2024 (MIA) -  Ushtria izraelite ka bërë të ditur se sot ka vrarë 15 militantë të Hezbollahut në Libanin jugor dhe ka bombarduar Bejrutin, pasi forcat e saj pësuan ditën më vdekjeprurëse në frontin libanez në konfliktin njëvjeçar me grupin e mbështetur nga Irani.

 Izraeli, i cili pothuajse një vit po lufton me Hamasin në Gazë, ka dërguar ushtarë në Libanin jugor pas dy javësh sulme ajrore intensive.

IDF sot bëri të ditur se në sulmet para tre muajve e ka "eliminuar" Ravi Mushtaha, shef i qeverisë së Hamasit në Gazë, së bashku me funksionarët  e lartë të sigurisë Sameh al-Siraxh dhe Sami Oudeh. 

 Në Liban, një sulm ajror në një ndërtesë komunale në qytetin jugor libanez të Bint Xhbeil humbën jetën 15 anëtarë të Hezbollahut, bëri të ditur Izraeli.

 Ministria libaneze e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i të vdekurve në sulmin në Bejrut ishte rritur në nëntë dhe Drejtoria Shëndetësore Islamike, një grup i mbrojtjes civile i lidhur me Hezbollahun, tha se shtatë nga të punësuarot e tij janë vrarë, duke përfshirë dy persona mjekësor[.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR