• e martë, 24 dhjetor 2024

Izraeli pohon se lideri i Hamasit është vrarë në sulmin ajror në Gazë

Izraeli pohon se lideri i Hamasit është vrarë në sulmin ajror në Gazë

Tel Aviv, 15 korrik 2024 (MIA) - Izraeli dje kumtoi se Rafa Salama, komandant i lartë i grupit islamik palestinez Hamas, është vrarë në sulmin ajror për të cilin autoritetet shëndetësore në Gazë thanë se goditi një kamp refugjatësh dhe në të cilin jetën e humbën së paku 90 njerëz.

Ndërkohë, Hamasi i mohoi informatat se pas sulmit janë ndërprerë negociatat për ndërprerje të zjarrit dhe kthim të pengjeve të mbetura, të cilat po mbahen në Doha të Katarit, lajmëroi DPA.

Salama ishte cak kyç i sulmit të shtunën së bashku me Mohamed Deif, liderin e krahut ushtarak të Hamasit në Gazë. Që të dy ishin përshkruar nga Izraeli si "truri i masakrës së 7 tetorit", që e nxiti konfliktin.

Në kumtesën e forcave mbrojtëse izraelite (IDF) thuhet se Salama është "eliminuar", por nuk përmendet Deif.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paraprakisht deklaroi se akoma nuk ka informata të sakta për fatin e Deifit, përderisa përfaqësuesi i hamasit në Bejrut dje tha se Deif nuk është vrarë.

Persona mjekësorë palestinezë kumtuan se në sulmin e së shtunës jetën e kanë humbur së paku 90 persona, ndërsa qindra janë lënduar pasi që ishin goditur tendat e të zhvendosurve në kampin Al-Mavasi.

IDF kumtoi se sulmi "ishte kryer në rajonin e kufizuar të kontrolluar nga Hamasi dhe ku, sipas informatave të IDF-së, ishin të prnaishëm vetëm terroristë të Hamasit dhe asnjë civil". ab/

Foto: IDF në Х

QËNDRONI TË LIDHUR