• e enjte, 04 dhjetor 2025

Izraeli pohon se e ka vrarë shefin e Shtatmadhorisë së Gardës revolucionare iraniane

Izraeli pohon se e ka vrarë shefin e Shtatmadhorisë së Gardës revolucionare iraniane

Tel-Aviv, 17 qershor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi se e ka vrarë shefin e sapoemëruar iranian të Shtatmadhorisë, ALi Shadmani në sulmin e natës mbi Teheran, kumtoi agjencia Anadollu.

"Pas informatave të sakta zbuluese të marra nga Drejtoria për zbulim e IDF-së (armatës) dhe rrethanave të papritura gjatë natës, forcat ajrore sulmuan qnedrën komanduese në zemër të Teheranit dhe e eliminuan Ali Shadmanin, shef ushtarak i Shtatmadhorisë", thuhet në kumtesën e sotme të ushtrisë.

Ai komandonte me Korpusin e Gardës revolucionare islamike (IRGC) dhe armatën iraniane, shtohet në kumtesë.

Lideri suprem i irnait, ajatollahu Ali Hamnei e emëroi Shadmanin për pasardhës të gjeneralit Golam Ali Rashid, shef i Shtatmadhorisë iraniane, i cili u vra në sulmet ajrore izraelite ndaj irnait të premten e kaluar, sipas mediumeve shtetërore iraniane.

Deri më tani nuk ka koment nga Irnai për deklaratën izraelite. ab/

fotо: MIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR