Izraeli pohon se e ka sulmuar selinë e forcave Kuds të Gardës revolucionare iraniane
- Ushtria izraelite kumtoi se e ka sulmuar selinë e forcave Kuds të Gardës revolucionare elitare iraniane.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:19, 16 qershor, 2025

Tel-Aviv, 16 qershor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi se e ka sulmuar selinë e forcave Kuds të Gardës revolucionare elitare iraniane.
"Në bazë të informatave të sakta zbuluese, forcat ajrore izraelite e sulmuan qendrën komanduese të forcave Kuds të Gardës revolucionare dhe armatës iraniane. Nga kjo qendër, operativët planifikonin sulme ndaj Izraelit përmes aleatëve iranianë në rajon", kumtoi IDF në platformën X.
Forcat Kuds janë njësi elitare në kuadër të Gardës revolucionare iraniane, përgjegjëse për operacione jashtë Iranit. Ata veprojnë përmes rrjetit të aleatëve dhe grupeve aleate, përfshirë Hezbollahun në Liban, milicitë shiite në Irak dhe Huthët në Jemen. Konsiderohet si vegël kype e ndikimit iranian në rajon dhe shpesh ndërlidhet me sulme ndaj caqeve izraelite dhe interesave amerikane. Vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në dhe BE-në, e Kudsin me vite e kanë cilësuar si organizatë terroriste për shkak të rolit të tij në aktivitetet e armatosura në Lindjen e Afërt. ab/
Fotо: МIА arkivi