• e diel, 19 janar 2025

Izraeli paralajmëroi huthët se u kanoset fati i Hamasit dhe Hezbollahut

Izraeli paralajmëroi huthët se u kanoset fati i Hamasit dhe Hezbollahut

Nju-Jork, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara Deni Danon dje lëshoi një "paralajmërim të fundit" për huthët proiranian në Jemen t'i ndalin sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit, duke thënë se u kanoset "fati i njejtë i mjerë" si Hamasi, Hezbollahu dhe presidenti sirian Bashar al Asad.

Ambasadori, gjithashtu, paralajmëroi Teheranin se Izraeli mund ta sulmojë cilindo objektiv në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Iranin. Ai shtoi se Izraeli nuk do të tolerojë sulme nga ndërmjetësuesit iranian.

Por, vetëm disa orë pas paralajmërimit, armata izraelite njoftoi se kishte kapur një raketë nga Jemeni, për shkak të së cilës janë aktivizuar alarmet për paralajmërim përreth vendit, ndërsa lideri i huthëve tha se grupi nuk do t'i ndërpresë sulmet ndaj Izraelit.

"Hedhja me raketa e entitetit (Izraelit) vazhdon dhe mbështetja për Gazën vazhdon", shkroi kreu i Komitetit Suprem Revolucionar të huthëve, Mohammed Ali al-Huthi, në një postim në rrjetin social X pasi armata izraelite tha se kishte kapur një raketë nga Jemeni.

Huthët rregullisht kryejnë sulme me dronë dhe me raketa ndaj Izraelit, që ata e quajnë akt të solidaritetit me palestinezët, të cilët janë nën sulm izraelit në Gaza.

Në fjalën e tij para Këshillit të Sigurimit të KB-së, Danon shtoi se Izraeli nuk do të tolerojë sulme shtesë të huthëve.

"Huthë, me siguri nuk i keni kushtuar vëmendje asaj që ndodhi në Lindjen e Mesme vitin e kaluar", tha ai.

"T'ju përkujtoj se ç'farë ndodhi me Hamasin, Hezbollahun, Asadin, të gjithë ata që tentuan të na shkatërrojnë. Ky le të jetë parralajmërimi juaj i fundit. Ky nuk është kërcënim. Ky është premtim. Do ta keni fatin e njejtë të mjerë", deklaroi Danon.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu javën e kaluar paralajmëroi huthët se Izraeli "sapo filloi", pasi kreu disa sulme ndaj objektivave të huthëve në Jemen, duke përfshirë aeroportin në Sanë, portin në bregun perëndimor të vendit dhe dy elektrana. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR