• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Izraeli përsëri sulmoi caqe në afërsi të Damaskut, Turqia reagon ashpër 

Izraeli përsëri sulmoi caqe në afërsi të Damaskut, Turqia reagon ashpër 

Ankara, 4 prill 2025 (MIA) - Forcat ajrore izraelite mbrëmë kanë kryer dy sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask, kumtoi Qendra siriane për vëzhgim të të drejtave të njeriut.

"Aeroplanët izraelitë shënjestruan pozicione ushtarake dhe postblloqe në periferi të Damaskut", kumtoi Qendra, duke shtuar se deri tani nuk ka pasur informacione për viktima eventuale.

Këto sulme pasuan më pak se 24 orë pas sulmeve të ngjashme izraelite ndaj objektivave ushtarake siriane, si dhe ofensivës tokësore në pjesën jugore të Sirisë jugore, pas çka, sipas Qendrës, jetën e kanë humbur 13 persona.

Izraeli ka përforcuar sulmet ajrore në Siri, duke pohuar se ato janë paralajmërim për autoritetet e reja islamike në Damask, ndërsa ka akuzuar edhe Turqinë - aleatin e tyre - se po përpiqet ta kthejë Sirinë në një protektorat turk.

Turqia u kundërpërgjigj, duke bërë thirrje për tërheqjen e menjëhershme të Izraelit nga Siria dhe duke e akuzuar atë për pengim të përpjekjeve për stabilizim.

"Izraeli mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale" dhe paraqet "faktor strategjik destabilizues, i cili shkakton kaos dhe inkurajon terrorizmin", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

"Prandaj, për të vendosur sigurinë në rajon, Izraeli së pari duhet të braktisë politikën e vet ekspansioniste, të tërhiqet nga territoret e pushtuara dhe të ndalet me minimin e përpjekjeve për stabilizim të Sirisë", shtohet në kumtesë. rq/bsh/

Foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR