• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli nuk pret që GJND të urdhërojë ndërprerje të luftës në Gazë

Izraeli nuk pret që GJND të urdhërojë ndërprerje të luftës në Gazë

Jerusalem, 11 janar 2024 (MIA) - Ministria izraelite e Drejtësisë nuk pret që Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë të jep urdhër që Izraeli ta ndërpres luftën në Rripin e Gazës, shkruan Tajms of Izrael.

Republika afrikanojugore dërgoi kërkesë urgjente deri te GJND-ja që ta detyrojë Izraelin "menjëherë t'i ndërpres" operacionet e veta ushtarake në Gazë dhe akuzoi për kryerjen e gjenocidit në atë territor. Në Hagë sot RAJ i parashtroi argumentet e veta, ndërsa nesër të njëjtën do ta bëjë edhe Izraeli.

Funksionarë anonimë në Ministri thonë se GJND-ja mund të japë disa urdhëra gjyqësore kundër Izraelit, por nuk do të urdhërojë ndërprerje urgjente të luftimeve.

Urdhërat e tilla, vlerësojnë ata, do të mund të lidhen me kërkesën që Izraeli të lejojë të dërgohet ndihmë më e madhe në Rripin e Gazës, të formojë trup hetues ose t'u lejojë palestinezëve të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të enklavës. bsh/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR