Izraeli nuk do ta hapë vendkalimin Rafah sepse Hamasi nuk i ka kthyer të gjitha trupat e pengjeve
- Izraeli vendosi që nesër të mos e hap vendkalimin kufitar Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, sepse Hamasi nuk e plotësoi obligimin e tij t'i kthejë të gjithë trupat e pengjeve të vdekur që ende i mban në Rripin e Gazës, njofton "Tajms of Izrael".
- Post By Sara Ademi
- 17:26, 14 tetor, 2025
Tel Aviv, 14 tetor 2025 (MIA) - Izraeli vendosi që nesër të mos e hap vendkalimin kufitar Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, sepse Hamasi nuk e plotësoi obligimin e tij t'i kthejë të gjithë trupat e pengjeve të vdekur që ende i mban në Rripin e Gazës, njofton "Tajms of Izrael".
Siç njoftoi ueb faqja, Izraeli do ta zvogëlojë edhe sasinë e ndihmave që vjen në Gaza si pjesë e sanksioneve kundër Hamasit.
Këto lëvizje vijnë pasi përfaqësuesit mbrojtës të Izraelit vlerësuan se Hamasi nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për kthimin e trupave të mbetur të pengjeve.
Hamasi dje liroi 20-të pengje të gjallë të mbetur, ndërsa dorëzoi trupat e katër pengjeve të vdekur, si dhe 24 trupa ende janë në Rripin e Gazës. sa/
foto: MIA arkivi