Izraeli nuk do të lejojë që sistemi satelitor Starlink i Ilon Maskut të shfrytëzohet në Gazë
- Izraeli kumtoi se nuk do të lejojë shfrytëzimin e sistemit satelitor të komunikimit Starlink në Gazë, pasi miliarderi Ilon Mask dha propozim të tillë, njoftoi DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 16:29, 29 tetor, 2023

Jerusalem, 29 tetor 2023 (MIA) - Izraeli kumtoi se nuk do të lejojë shfrytëzimin e sistemit satelitor të komunikimit Starlink në Gazë, pasi miliarderi Ilon Mask dha propozim të tillë, njoftoi DPA.
Mask tha se sistemi satelitor i komunikimit Starlink, i Spejs Iks, mund të ndihmojë në ripërtëritjen e rrjetit të komunikimit në Gazë, i cili është prishur nga bombardimet izraelite.
"Hamasi do ta përdor për aktivitete terroriste. Ndoshta Mask do të dëshironte ta lidh atë me lirimin e foshnjeve, djemve, vajzave, të moshuarve tanë të rrëmbyer", tha ministri izraelit për Komunikime, Shlomo Karhi në publikimin në platformën "X".
Mask tha se sistemi për komunikime satelitore do të ndihmojë të ripërtëriten komunikimet e prishura për organizatat humanitare ndërkombëtare, të cilat punojnë në Gazë, ku komunikimet janë ndërprerë pasi Izraeli e ka intensifikuar ofensivën tokësore të premten. bsh/
Foto: MIA arkiv