• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Izraeli njoftoi familjet e të rrëmbyerve se do të lirohen sot

Izraeli njoftoi familjet e të rrëmbyerve se do të lirohen sot

Tel Aviv, 27 nëntor 2023 (MIA) - Kabinei i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dje njoftoi se autoritetet izraelite i kanë njoftuar familjarët e pengjeve se të afërmit e tyre duhet të lirohen në orët e ardhshme.

Sipas "Tajms of Izrael", duket se marrëveshja mes dy palëve është sërish në fuqi, ndonëse gjatë ditës ka pasur mosmarrëveshje.

Funksionarët izraelitë për "Tajms of Izrael" deklaruan se Hamasi u përpoq të ndante nënat nga fëmijët gjatë lirimit të sotëm, por duket se  Tel Avivi ka arritur ta parandalojë këtë.

Mediat izraelite njoftuan se së shpejti do të lirohen 11 pengje - nëntë fëmijë dhe dy gra, të cilët janë nëna të disa prej fëmijëve. Mediat shtojnë se pengjet që duhet të lirohen janë nga Kibuci Nir Oz, komuniteti më i goditur gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR