Izraeli nisi një valë të re sulmesh ndaj caqeve në Iran dhe Liban
- Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj caqeve në Iran dhe Liban këtë mëngjes, njoftoi ushtria izraelite, informon DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 08:47, 9 mars, 2026
Tel Aviv, 9 mars 2026 (MIA) - Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj caqeve në Iran dhe Liban këtë mëngjes, njoftoi ushtria izraelite, informon DPA.
"Forcat izraelite të mbrojtjes kanë nisur një valë shtesë sulmesh ndaj infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në Iranin qendror", theksohet në deklaratën e publikuar në platformën Telegram.
Ushtria izraelite tha gjithashtu se kishte goditur caqe të grupit proiranian Hezbollah në Bejrut.
Më herët sot, ushtria izraelite bëri të ditur për sulme të shumta me raketa nga Irani ndaj Izraelit.
Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan përsëri në Tel Aviv dhe pjesë të tjera të vendit. Mbrojtja ajrore u aktivizua, kumtoi ushtria në një postim në Telegram. Më vonë alarmi ajror ishte hequr.
Irani tha dje se që nga fillimi i aktiviteteve luftarake më 28 shkurt kishte qëlluar të paktën 500 raketa balistike dhe lundruese dhe më shumë se 2.000 dronë luftarakë, kryesisht drejt Izraelit.
foto: arkivi