Izraeli nën sulm raketor nga Jemeni pas goditjeve ajrore ndaj huthëve
- – Armata izraelite njoftoi se sot ka aktivizuar alarm për sulm me raketa në shumë zona, pasi ishin qëlluar raketa nga territori i Jemenit. Po bëhen përpjekje për kapjen e raketave, ndërsa rezultati ende po shqyrtohet. Për momentin nuk ka informacione për viktima ose dëm.
- Post By Fitore Curri
- 08:13, 7 korrik, 2025
Tel Aviv, 7 qershor 2025 (MIA) – Armata izraelite njoftoi se sot ka aktivizuar alarm për sulm me raketa në shumë zona, pasi ishin qëlluar raketa nga territori i Jemenit. Po bëhen përpjekje për kapjen e raketave, ndërsa rezultati ende po shqyrtohet. Për momentin nuk ka informacione për viktima ose dëm.
Paraprakisht, forcat ajrore izraelite kryen sulme ndaj objektivave iraniane të huthëve në Jemen, në mesin e të cilëve porte dhe stacione elektrike, njoftoi armata izraelite.
Sipas kumtesës, janë goditur lokacione në Al Hudajda, Ras Isam Salif dhe elektrana Ras Kanatib. Në mesin e caqeve ishte anija „Galaxy Leader“, e cila ishte konfiskuar nga ana e huthëve në vitin 2023, e pajisur me radar për ndjekjen e anijeve tregtare.
Nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, huthët rregullisht kryejnë sulme ndaj Izraelit, duke shprehur mbështetje për Hamasin palestinez.
Izraeli rregullisht kthen me sulme ajrore ndaj pozicioneve të huthëve në Jemen. fc/
Foto: Arkivi