• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Izraeli në rrjetet sociale fillimisht e kumtoi, e më pas e fshiu porosinë me ngushëllime për vdekjen e papa Françeskut

Izraeli në rrjetet sociale fillimisht e kumtoi, e më pas e fshiu porosinë me ngushëllime për vdekjen e papa Françeskut

Tel-Aviv, 23 prill 2025 (MIA) - Qeveria izraelite ndau, e më pas e fshiu kumtimin me ngushëllime në rrjetet sociale për vdekjen e papa Françeskut, pa e cekur shkakun për atë, lajmëruan sot mediumet britanike.

Mediumet izraelite e ndërlidhin hapin e këtillë me kritikat që papa Françesku ia bëri kryesisë së shtetit hebraik për shkak të luftës në Gazë.

"Prehu në paqe papa Françesk. Kujtimi për të le të jetë bekim", u kumtua të hënën në platformën X, krahas fotografisë së papës, në të cilën ai ishte për vizitë në Murin perëndimor në Jerusalem.

"Jerusalem post" citoi përfaqësues në Ministrinë izraelite të Punëve të Jashtme, të cilët, sipas gazetës, deklaruan se papa ka dhënë "deklarata kundër Izraelit" dhe se fjalët ngushëllyese janë publikuar në rrjetet sociale "gabimisht".

Papa Françesku (88), i cili ndërroi jetë të hënën, në nëntor të vitit të kaluar propozoi që komuniteti ndërkombëtar të hetojë nëse fushata ushtarake izraelite në Gazë është gjenocid ndaj palestinezëve, në disa nga kritikat e tij më eksplicite për sjelljen e Izraelit në luftën me Hamasin që filloi në tetor të vitit 2023.

Papa, gjithashtu, në janar situatën humanitare në Gazë e quajti "të turpshme", duke shkaktuar kritika nga rabini kryesor hebraik në Romë, i cili e akuzoi papa Françeskun për "mllef selektiv". ab/

foto: Zyra qeveritare e Izraelit për shtyp

QËNDRONI TË LIDHUR