• e martë, 15 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Izraeli në javët e ardhshme do të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës

Izraeli në javët e ardhshme do të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës

Tel-Aviv, 7 prill 2025 (MIA) - Në javët e ardhshme Izraeli do të fillojë të lejojë një pjesë të ndihmave humanitare të hyjnë në Rripin e Gazës "për të shmangur shkeljet e rregulloreve ndërkombëtare dhe problemet e mundshme ligjore për strukturat ushtarake që marrin pjesë në operacione aktive", shkruan portali Unet. 

Muajin e kaluar Izraeli e ka pezulluar hyrjen e ndihmës humanitare në Gazë pasi Hamasi refuzoi të vazhdojë me fazën e re, të dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.

"Nuk ka uri ose fillim të epidemisë në Gazë, por për rreth 40-50 ditë do të vijmë deri te gjendja që magazinat me ushqim të boshatisen. Javën e kaluar ka pasur incidente kur banorët e enklavës së okupuar palestineze bastisën magazinat e miellit dhe e transferuan atë në dispozicion të burimeve të sigurisë së Hamasit,", deklaroi për Unet një burim i paidentifikuar i sigurisë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-S

 

QËNDRONI TË LIDHUR