• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli mohon se ka shkaktuar uri në Rripin e Gazës, pohon se Hamasi po e nxit krizën

Izraeli mohon se ka shkaktuar uri në Rripin e Gazës, pohon se Hamasi po e nxit krizën

 Tel Aviv, 23 korrik 2025 (MIA) - Qeveria izraelite  sot bëri të ditur se nuk është përgjegjëse për mungesën kronike të ushqimit në Rripin e Gazës dhe akuzoi lëvizjen islamiste palestineze Hamas për krijimin e qëllimshëm të një krize.

 "Sot në Gazë nuk ka uri të shkaktuar nga Izraeli, tha zëdhënësi i qeverisë David Manser, pasi më shumë se 100 organizata joqeveritare paralajmëruan për zi buke të përhapur në territorin palestinez, duke i bërë thirrje Izraelit të lëshojë ndihma humanitare.

 "Është një mungesë e shkaktuar nga Hamasi", shtoi Mencer, duke akuzuar lëvizjen për pengimin e shpërndarjes së ushqimit dhe e grabit ndihmën për nevoja personale.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR