• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli mohon se ka armëpushim për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gazë

Izraeli mohon se ka armëpushim për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gazë

Jerusalem, 16 tetor 2023 (MIA) - Izraeli i ka mohuar informatat se janë dakorduar për armëpushim në jug të Gazës, për të lejuar hapjen e kalimit kufitar Rafah.

"Për momentin nuk ka armëpushim për ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe për daljen e të huajve", thuhet në deklaratën e shkurtër nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu. 

Paraprakisht, mediat perëndimore publikuan se Egjipti, Izraeli dhe SHBA-ja u dakorduan për armëpushim në pjesën jugore të Gazës, duke filluar nga ora 08:00 me kohën e mesme evropiane (09:00 sipas orës lokale), që duhet të përputhet me hapjen e sërishme të pikës kufitare Rafah ndërmjet Gazës dhe Egjiptit.

Burimet për media perëndimore thonë se armëpushimi do të zgjasë disa orë, por nuk saktësuan sa gjatë.

Të pyetur për konfirmim, ushtria izraelite dhe Ambasada amerikane në Izrael nuk patën koment të menjëhershëm.

Autoritetet zyrtare të Hamasit, që qeverisin në Gazë nuk e kanë konfirmuar këtë. Ka një kolonë kamionësh me ndihma që presin të hyjnë në Gazë. qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR