• e premte, 20 dhjetor 2024

Izraeli mohoi se shefi i diplomacisë ka propozuar zhvendosje të palestinezëve në një ishull artificial

Izraeli mohoi se shefi i diplomacisë ka propozuar zhvendosje të palestinezëve në një ishull artificial

Bruksel, 22 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit e demantoi raportin e Gardianit britanik se ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Kac sot u ka propozuar kolegëve në BE që palestinezët përkohësisht të zhvendosen në një ishull artificial në Detin Mesdhe.

"Ai asnjëherë nuk ka thënë diçka të tillë dhe nuk ekziston një plan i tillë", kumtoi ministria për mediumet izraelite.

Kac u ka prezantuar ministrave plan për ndërtim të një porti për Gazën në një ishull artificial për kontroll të mallrave hyrëse, që ai e ka propozuar që në vitin 2017, kur ishte ministër i Transportit.

Sipas zëdhënësit të ministrisë, Kac ka folur edhe për jetesë në ishull, por nuk ka përmendur asgjë për zhvendosjen e palestinezëve atje.

Paraprakisht "Gardian", duke iu referuar burimeve diplomatike, lajmëroi se fjalori i ministrit izraelit ka shkaktuar hamendje dhe se disa e kanë interpretuar si sugjerim se palestinezët mund të vendosen në një ishull artificial si pjesë e marrëveshjes paqësore për të cilën është biseduar në Bruksel.

Krahas kësaj, plotësisht është publikuar edhe deklarata e ministrit palestinez të Punëve të jashtme, Riad al Maliki ku ai e hedhë poshtë atë propozim. ab/

Foto: Internet

QËNDRONI TË LIDHUR