Izraeli miratoi planin për marrjen e qytetit të Gazës
- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot e miratoi planin e armatës izraelite për marrjen e qytetit të Gazës, i quajtur “Karrcat e Gideonit II”. Plani u paraqit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ejal Zamir, dhe udhëheqësia e lartë ushtarake.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:42, 20 gusht, 2025
Tel Aviv, 20 gusht 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot e miratoi planin e armatës izraelite për marrjen e qytetit të Gazës, i quajtur “Karrcat e Gideonit II”. Plani u paraqit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ejal Zamir, dhe udhëheqësia e lartë ushtarake.
Në mbledhje morën pjesë edhe zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Tamir Jadaj, drejtësuesit e intelegjencës ushtarake, operacioneve ushtarake, koordinimit të aktivitetetve qeveritare në territore, si dhe përfaqësues të shërbimit të sigurisë, Shin Bet.
Operacioni konsiderohet si vazhdim i “Karrocave të Gideonit I”. Për nevojat e përgatitjes, armata ka dërguar rreth 50.000 ftesa të reja për rezervistë, përveç atyre që janë tashmë të mobilizuar. Janë përgatitur edhe plane për evakuimin e civilëve nga pjesa jugore e qytetit, me qëllim izolimin e luftëtarëve të Hamasit.
"Planifikimi operativ vazhdon si zakonisht. Jemi të vendosur ta zbatojmë vendimin e kabinetit për marrjen e qytetit të Gazës, përveç nëse paraqitet një kornizë që parashikon lirimin e të gjitha pengjeve dhe përfundimin e luftës sipas kushteve të përcaktuara nga kryeministri", deklaroi një zyrtar i lartë izraelit për "Uashington post".
Miratimi i planit vjen pavarësisht asaj që Hamasi mbështet propozimin për lirimin e 10 pengjeve në këmbim të një armëpushimi dymujor. Autoritetet izraelite sinjalizojnë se do ta refuzojnë për shkak se propozimi nuk i përfshin të gjithë 50 pengjet. qa/
Foto: EPA