Izraeli me sulme të reja ajrore ndaj Iranit perëndimor
- Izraeli ka kryer sulm të ri në pjesën perëndimore të Iranit, i katërti me radhë që prej fillimit të eskalimit të konfliktit mes dy vendeve, lajmërojnë mediumet iraniane.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:25, 16 qershor, 2025
Teheran, 16 qershor 2025 (MIA) - Izraeli ka kryer sulm të ri në pjesën perëndimore të Iranit, i katërti me radhë që prej fillimit të eskalimit të konfliktit mes dy vendeve, lajmërojnë mediumet iraniane.
Sipas agjencisë së lajmeve Tesnim, "regjimi zionist" ka goditur një ndërtesë të shërbimit zjarrfikës në provincën Ilam, ndërsa videomateriali shfaqë tymin i cili ngritet mbi rajonin e goditur.
Plotësisht, edhe një spital në rajon ka pësuar dëmtime serioze nga sulmi ajror izraelit, transmeton agjencia Fars. Xhirimi i publikuar shfaqë dritare të thyera, tavane të rrëzuara dhe dhoma të shkatërruara spitalore.
Armata izraelite kumtoi se ka vendosur "kontroll ajror" mbi Teheranin, duke pohuar se mbrojtja kundërajarore iraniane dhe sistemet raketore janë doblsuar dukshëm, që imundëson aviacionit izraelit të veprojë mbi kryeqytetin iranian pa ndonjë rrezik të konsiderueshëm.
"E kontrollojmë hapësirën ajrore nga Irani perëndimor deri në Teheran", thuhet në kumtesën izraelite.
Gjenerali brigadier, Efi Defrin, zëdhënës i armatës, në konferencë për shtyp deklaroi se janë shkatërruar mbi 120 lanserë raketorë iranianë - rreth një e treta e arsenalit iranian të raketave tokë-tokë. Në sulme morën pjesë mbi 50 aeroplanë luftarakë.
Izraeli, gjithashtu, pohon se ka likuaduar katër funksionarë të lartë të zbulimit iranian, duke e përfshirë edhe shefin e shërbimit zbulues të gardës revolucionare.
Sipas burimeve ushtarake, vetëm gjatë natës së kaluar janë kryer mbi 20 sulme ajrore ndaj caqeve në territorin e Iranit. ab/
foto: ЕPА