• e shtunë, 08 shkurt 2025

Izraeli liron disa të burgosur palestinezë, pas lirimit të tre pengjeve nga Gaza

Izraeli liron disa të burgosur palestinezë, pas lirimit të tre pengjeve nga Gaza

Tel Aviv/Ramallah, 8 shkurt 2025 (MIA) - Izraeli ka filluar lirimin e të burgosurve palestinezë në kuadër të shkëmbimit të fundit me Hamasin i cili më herët sot liroi tre pengje nga Gaza. Një autobus që transportonte të burgosur nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor ka arrit në Ramallah, raportojnë mediat izraelite.

Një grup tjetër është liruar nga një burg në shkretëtirën Negev dhe është rrugës për në Rripin e Gazës, raporton Tajms of Izrael.

Grupi përbëhet kryesisht nga palestinezë që u arrestuan gjatë luftës së Gazës.

Në shkëmbim të lirimit të tre pengjeve, gjithsej 183 të burgosur palestinezë duhet të lirohen nga burgjet izraelite. Mes tyre, 18 janë me dënim për burg të përjetshëm.

Shtatë prej tyre do të deportohen jashtë vendit si pjesë e marrëveshjes për shkak të veprave të rënda penale. Dyzet e dy të burgosur do të kthehen në Bregun Perëndimor, ndërsa tre në Jerusalemin lindor.

Agjencia palestineze e lajmeve "Vafa" publikoi se qindra njerëz po presin në Ramallah që të arrijnë të burgosurit.

Forcat izraelite parandaluan familjet të mblidheshin pranë burgut Ofer.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR