Izraeli kumtoi se në sulmin në Bejrut kanë humbur jetën 10 komandantë të Hezbollahut
- Zëdhënësi i armatës izraelite në gjuhën arabe Aviçai Adrai deklaroi se disa komandantë të tjerë të Hezbollahut u vranë së bashku me Akilin në sulmin e sotëm në Bejrut.
- Post By Sara Ademi
- 20:08, 20 shtator, 2024

Tel Aviv, 20 shtator, 2024 (MIA) - Zëdhënësi i armatës izraelite në gjuhën arabe Aviçai Adrai deklaroi se disa komandantë të tjerë të Hezbollahut u vranë së bashku me Akilin në sulmin e sotëm në Bejrut.
Siç raportoi Al Xhezira, grupi libanez ende nuk i ka komentuar sulmet ajrore.
Ministria libaneze e shëndetësisë kumtoi se në sulm kanë humbur jetën nëntë persona, ndër të cilët edhe fëmijë. sa/
Foto: EPA