• e premte, 13 dhjetor 2024

Izraeli kumtoi se Hezbollahu ka lansuar 165 raketa drejt Izraelit verior

Izraeli kumtoi se Hezbollahu ka lansuar 165 raketa drejt Izraelit verior

Tel-Aviv, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot kumtoi se milicia shiite libaneze Hezbollah ka lansuar rreth 165 raketa drejt veriut të Izraelit.

Sipas shërbimit shpëtimtar Magen David Adom, gjithsej gjashtë persona janë lënduar, mes të cilëve edhe një fëmijë njëvjeç, në rajonin Karmiel në Galilea dhe në rajonin Kirjat Ata, në lindje të Haifës.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kumtuan se disa predha janë hasur nga mbrojtja raketore, ndërsa të tjerat goditën rajone të hapura.

Hezbollahu e mori përgjegjësinë për disa sulme ndaj Izraelit.

Milicia proiraniane dilloi të qëllojë ndaj Izraelit në fillim të luftës në Gazë para më shumë se një viti. Izraeli përgjigjet me sulme ajrore dhe ofenzivë tokësore.

Sipas informatave izraelite, prej fillimit të konfliktit në pjesën veriore të vendit janë vrarë 74 persona nga sulme nga Libani, prej të cilave 43 civilë dhe 31 ushtarë, ndërsa mbi 640 të tjerë janë lënduar. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR