• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gazë

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gazë

Gazë, 18 tetor 2025 (MIA) - Izraeli ktheu sot trupat e 15 palestinezëve në Gazë duke e çuar numrin total të personave të kthyer në 135, informoi sot Ministria e Shëndetësisë së Rripit të Gazës e drejtuar nga Hamasi.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp, Izraeli duhej të kthente trupat e 15 palestinezëve për çdo peng izraelit të vdekur, bën të ditur "Tajms of Izrael".

Më herët sot, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu tha se Hamasi duhet ta respektojë marrëveshjen dhe të kthejë eshtrat e 18 pengjeve të mbetura të vrarë që ndodhen ende në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite (IDF) informoi më parë familjen e viktimës, Elijahu Margalit se Hamasi e kishte kthyer trupin e tij në Izrael mbrëmë.

IDF tha se bazuar në të dhënat e inteligjencës, Elijahu (75) u vra më 7 tetor 2023 dhe trupi i tij u dërgua më vonë në Rripin e Gazës nga Nir Oz.

Vdekja e Elijahu Margalit u konfirmua nga ushtria izraelite në dhjetor 2023.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR