• e enjte, 04 dhjetor 2025

Izraeli konfirmoi se e ka paaftësuar aeroportin në Sana pas sulmeve të reja ndaj Jemenit

Izraeli konfirmoi se e ka paaftësuar aeroportin në Sana pas sulmeve të reja ndaj Jemenit

Jerusalem, 6 maj 2025 (MIA) – Izraeli sot në ditën e dytë me radhë filloi sulme ndaj Jemenit, duke e synuar Sanën, duke publikuar se e ka paaftësuar aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e kontrolluar nga Huthët. Disa termocentrale në këtë zonë gjithashtu ishin goditur. 

Në xhirimet e emetuara në televizionin izraelit shihet tym i dendur si ngrihet mbi kryeqytetin jemen. Xhirimet nga sulmet ishin shpërndarë edhe në rrjetet sociale. 

Izraeli po kryen sulme ndaj Jemenit dy ditë me radhë, si përgjigje e sulmit me raketa ndaj aeroportit “Ben Gurion” të dielën. 

Përveç tre termocentraleve në Sana dhe rrethinë, është goditur edhe një çimentore në Amran, njoftoi televizioni Huthi Masira. Ende nuk dihet nëse në sulme ka persona të lënduar. 

Pak para sulmeve të reja, zëdhënësi i armatës izraelite, Avihai Adraeh, i bëri thirrje “Eks”-it që “të evakuojë menjëherë zonën përreth aeroportit” në Sana.

“Të gjithë në afërsi duhet ta evakuojnë zonën. Nëse nuk evakuoheni, mund të jeni në rrezik”, theksoi ai. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR