Izraeli konfirmoi likuidimin e liderit të krahut ushtarak të Hamasit, Mohamed Deif
- Armata izraelite sot konfirmoi se në sulmin ajror e ka likuiduar shefin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohamed Deif.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:06, 1 gusht, 2024

Jerusalem, 1 gusht 2024 (MIA) - Armata izraelite sot konfirmoi se në sulmin ajror e ka likuiduar shefin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohamed Deif.
Izraeli e ka sulmuar Deifin në një sulm më 13 korrik që goditi një kompleks në perfiferi të qytetit jugor të Gazës, Kan Junis në Gazën e Jugut, por deri sot nuk ka pasur konfirmim se Deifi është vrarë. Më shumë se 90 persona të tjerë, përfshirë civilët e zhvendosur në tendat aty pranë, u vranë në sulm, thanë atëherë zyrtarët shëndetësorë të Gazës.
Në kumtesën e sotme, ushtria izraelite thekson se “pas një vlerësimi të inteligjencës mund të konfirmohet se Mohammed Deif është eliminuar në sulm”.
Deifi ishte një nga themeluesit e Brigadave Kasam, krahut ushtarak të Hamasit. Nën komandën e tij, ajo kreu dhjetëra sulme vetëvrasëse kundër izraelitëve në autobusë dhe kafene. qa/
Foto: Iks