• e diel, 22 dhjetor 2024

Izraeli ka vrarë më shumë punonjës humanitarë në Gaza sesa që kanë vdekur në botë për 30 vite

Izraeli ka vrarë më shumë punonjës humanitarë në Gaza sesa që kanë vdekur në botë për 30 vite

Londër, 4 prill 2024 (MIA) - Izraeli ka vrarë më shumë punonjës humanitarë në Rripin e Gazës për gjashtë muaj sesa që janë vrarë në të gjitha vendet në 30 vitet e fundit, sipas raportit të bazës së të dhënave për siguri dhe punonjës humanitarë (AWSD).

Pasi që brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasti, kanë filluar sulm ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, të paktën  203 punonjës humanitarë janë vrarë në sulmet izraelite, thuhet në raport.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guetresh javën e kaluar shprehu shqetësim për shkak të pengesës së vazhdueshme të punonjësve humanitarë të KB-së që t'i kryejnë detyrat e tyre në Rripin e Gazës të rrethuar, sidomos në pjesën veriore të enklavës palestineze.

Organizata amerikane e ndihmës ushqimore Kuzhina qendrore botërore (WCK) konfirmoi se shtatë nga punonjësit e saj humanitarë janë vrarë në një sulm izraelit të hënën në Rripin e Gazës.

SHBA i ka bërë thirrje Izraelit që të hetojë shpejt.

Punonjësit humanitarë duhet të mbrohen gjatë dhënies së ndihmës së nevojshme, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR