Izraeli ka sulmuar aeroportin në Sanë, kumtuan Huthët e Jemenit
- Forcat ajrore izraelite e kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sana, sipas burimeve jemenase.
- Post By Fami Bajrami
- 16:19, 6 maj, 2025
Tel Aviv, 6 maj 2025 (MIA) - Forcat ajrore izraelite e kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sana, sipas burimeve jemenase.
Stacioni televiziv Al-Masira, i cili është i lidhur me milicinë e Huthëve në Jemen, publikoi disa sulme sot ndaj aeroportit nga ana e Izraelit dhe SHBA-së, si dhe sulme ndaj një fabrike për çimento dhe elektronë.
Armata izraelite më herët sot urdhëroi një evakuim urgjent të banorëve nga zona përreth Aeroportit ndërkombëtar në Sana.
"Nëse nuk largoheni nga zona, po rrezikoni jetën tuaj", publikoi zëdhënësi i armatës izraelite, Aviçaj Adrei në rrjetet sociale.
SHBA-ja dhe Izraeli ende nuk kanë komentuar.
Izraeli sulmoi dhjetëra objektiva të Huthëve në Jemen të dielën mbrëma, me ç'rast vranë të paktën katër persona, ndërsa 35 u plagosën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Huthët.
Sulmet izraelite ndodhën pas një sulmi me raketa të Huthëve në afërsi të Aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion jashtë Tel Avivit të dielën.
SHBA-ja me muaj ka sulmuar caqet e Huthëve në Jemen me qëllim për të mbrojtur anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq.
Izraeli, gjithashtu, ka kryer disa sulme në Jemen që nga fillimi i luftës në Gazë, duke përfshirë edhe sulmin në aeroportin në Sanë në fund të dhjetorit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s