• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj caqeve në kryeqytetin e Jemenit, ka të vrarë dhe të plagosur

Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj caqeve në kryeqytetin e Jemenit, ka të vrarë dhe të plagosur

Sana, 10 shtator 2025 (MIA) – Aeroplanët izraelitë kryen sulme masive ajrore ndaj kryeqytetit jemenas Sana, thanë banorët, duke dëgjuar të paktën pesë shpërthime të zëshme dhe duke shikuar shtylla me tym si dalin nga disa lokacione, njoftoi DPA. 

Sipas televizionit Huthi Al – Masira, ka pasur disa të vrarë dhe të plagosur. 

Zëdhënësi i ushtrisë së huthëve, Jahja Saria, tha se mbrojtja ajrore jemenase ka luftuar me aeroplanët izraelitë. Ata “kryen agresion ndaj vendit tonë”, shtoi ai, pa dhënë hollësi për caqet ose viktimat. 

Al – Masira njoftoi se sulmet kanë goditur një kompleks qeveritar në lagjen Al-Hazm. 

Pasi shpërtheu lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë në tetor të vitit 2023, huthët, të cilët janë aleatë të Iranit, vazhdimisht gjuajnë raketa dhe dronë ndaj Izraelit, duke i përshkruar sulmet si akt të solidaritetit me Hamasin. 

Paraprakisht këtë javë, huthët njoftuan se kryeministri i tyre dhe disa ministra janë vrarë në sulm izraelit. Dje ushtria izraelite njoftoi se ka kapur një raketë të gjuajtur nga Jemeni dhe ka kapur dron të huthëve. 

Aeroplanët e aviacionit izraelit i sulmuan caqet e regjimit të huthëve në kryeqytetin jemenas Sana, konfirmoi ushtria, siç citoi “Xherusalim post”. 

Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se caqet përfshinin kampe ushtarake të huthëve, selinë e departamentit të tyre propagandues dhe depo për karburant e cila përdoret për operacionet ushtarake të regjimit. 

IDF njoftoi se sulmi mbi Sana ishte përgjigje e sulmeve të fundit të huthëve ndaj Izraelit, veçanërisht të shtënat e fluturakeve pa pilot dhe raketave tokë – tokë drejt territorit izraelit. 

Sipas ueb-faqes mediatike arabe “Al Arabi”, sulmi, gjithashtu, i ka shënjestruar zyrat qeveritare të huthëve, duke përfshirë Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mbrojtjes në qendër të Sanës. 

Gazeta saudite “Al Hadat” njoftoi se sulmi ka goditur gjashtë caqe të huthëve, prej të cilëve kryesorja është një kompleks i mbrojtjes në qendër të qytetit. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR