• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli këshilloi popullsinë e Gazës që të shpejtojë evakuimin

Izraeli këshilloi popullsinë e Gazës që të shpejtojë evakuimin

Tel Aviv, 14 tetor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite i rekomandoi sot popullatës në qytetin e Gazës “të mos humbasin kohë” dhe të përshpejtojnë evakuimin.

Njerëzit janë nxitur të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në pjesën jugore të Rripit të Gazës përpara se të fillojë ofensiva tokësore, ndërsa rrugët në veri tashmë janë të bllokuara.

Zëdhënësi ushtarak Riçard Heht tha se sot nga ora 10:00 deri në orën 16:00, civilët mund të largohen nga pjesa veriore e enklavës palestineze.

"E dimë se do të duhet kohë, por ne rekomandojmë që njerëzit të mos presin", shtoi ai.

Mijëra banorë vendas edhe sot u ngjitën në autobusë, makina dhe karroca gomari për t'i shpëtuar zonës. Grupi i armatosur Hamas, i cili ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2007, hodhi poshtë thirrjen për evakuim.

"Populli ynë palestinez kundërshton kërcënimin e udhëheqjes okupuese dhe thirrjet e saj për të lënë shtëpitë dhe për të ikur në jug ose në Egjipt", njoftoi Hamasi dje.

Gjatë vizitës së djeshme në Izrael, ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok akuzoi Hamasin se po përdor popullsinë e enklavës si mburojë njerëzore. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR