• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli i paralajmëroi Sllogveninë, Spanjën, Maltën dhe Irlandën që të mos e njohin Palestinën

Izraeli i paralajmëroi Sllogveninë, Spanjën, Maltën dhe Irlandën që të mos e njohin Palestinën

Tel-Aviv, 25 mars 2024 (MIA) - Izraeli sot vlerësoi se plani i katër vendeve evropiane për të punuar në drejtim të njohjes së shtetit palestinez është "shpërblim për terrorizmin" që do t'i zvogëlojë perspektivat për një zgjidhje të negociuar të konfliktit izraelito-palestinez.

Spanja të premten njoftoi se kishte rënë dakord me Maltën, Irlandën dhe Slloveninë për të ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së shtetësisë palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Rripin e Gazës.

Rripi i Gazës është qeverisur prej kohësh nga Hamasi, i cili nuk dëshiron paqe me Izraelin dhe që e sulmoi atë më 7 tetor, duke ndezur një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës që ka nxitur dhunën në Bregun Perëndimor, ku Izraeli ka vendbanime të mëdha hebreje.

“Njohja e shtetit palestinez pas masakrës së 7 tetorit i dërgon një mesazh Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste palestineze se sulmet terroriste të etur për gjak kundër izraelitëve do të përballen me gjeste politike ndaj palestinezëve”, tha në platformën X ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Izrael Kac.

"Zgjidhja e konfliktit do të jetë e mundur vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve. Çdo angazhim për njohjen e shtetit palestinez vetëm vonon arritjen e një zgjidhjeje dhe rrit paqëndrueshmërinë rajonale”, shtoi ai.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se çfarë zgjidhje ka në mendje. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR