• e shtunë, 12 korrik 2025

Izraeli i paralajmëroi iranianët të qëndrojnë sa më larg objekteve ushtarake

Izraeli i paralajmëroi iranianët të qëndrojnë sa më larg objekteve ushtarake

Tel-Aviv, 15 qershor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite përmes një kumtimi në rrjetet sociale në gjuhën farsi i paralajmëroi qytetarët e Iranit të tërhiqen nga afërsia e instalacioneve ushtarake dhe objekteve lidhur me prodhimin e armëve.

"Paralajmërim urgjent drejt të gjithë qytetarëve iranianë: Të gjithë personat që momentalisht ndodhen apo planifikojnë të jenë nëa fërsi të fabrikave për prodhim të armëve dhe institucioneve të tyre mbështetëse, le t'i braktisin këto rajone menjëherë dhe të mos kthehen derisa nuk marrin udhëzime të tjera", thuhet në porosinë në profilin zyrtar të armatës izraelite në gjuhën farsi. ab/

Fotо: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR