• e diel, 06 tetor 2024

Izraeli i ofroi Sinvarit të largohej nga Gaza në këmbim të kthimit të pengjeve

Izraeli i ofroi Sinvarit të largohej nga Gaza në këmbim të kthimit të pengjeve

Jerusalem, 19 shtator 2024 (MIA) - Izraeli ka ofruar një marrëveshje që do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve në Rripin e Gazës në këmbim të lejimit të liderit të Hamasit, Jahja Sinvar, të largohet i sigurt nga Gaza dhe të luftojë deri në fund, raportojnë mediat izraelite.

Sipas shërbimit publik Kan, propozimi do të përfshijë gjithashtu lirimin e të burgosurve palestinezë dhe një sistem të ri qeverisjeje në Gaza, por mediat nuk dhanë detaje.

Një zyrtar izraelit konfirmoi për "Tajms of Izrael" se ndërmjetësi midis familjeve të pengjeve dhe qeverisë, Gal Hirsh, "ia prezantoi planin amerikanëve, të cilët do t'ia kalonin atë "zyrtarëve arabë".

SHBA, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, janë një nga tre vendet që ndërmjetësojnë mes Izraelit dhe Hamasit. Udhëheqësi islamik palestinez Jahja Sinvar, i cili nuk është parë në publik për një vit, është një nga njerëzit më të kërkuar të Izraelit dhe besohet të jetë organizatori i sulmit të 7 tetorit.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Dejvid Mencer, nuk iu përgjigj pyetjes në lidhje me informacionin e publikuar nga të dy mediat në konferencën e sotme për shtyp. Ai kujtoi deklaratat e mëparshme që i bënin thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Hamasit për të bërë lëshime në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR