• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli i ka paralajmëruar luftëtarët e Hamasit që ndodhen pas linjave të IDF-së në Gazë të evakuohen menjëherë, ose do të sulmohen

Izraeli i ka paralajmëruar luftëtarët e Hamasit që ndodhen pas linjave të IDF-së në Gazë të evakuohen menjëherë, ose do të sulmohen

Gazë, 20 tetor 2025 (MIA) - Izraeli i ka paralajmëruar luftëtarët e Hamasit që janë strehuar në anën lindore të Linjës së verdhë – një zonë që përfshin 53 për qind të Rripit të Gazës dhe që është nën kontrollin izraelit si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit – që të evakuohen menjëherë, përndryshe do të sulmohen.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, deklaroi se u ka dhënë urdhër forcave të mbrojtjes izraelite (IDF) ta përcjellin këtë paralajmërim te Hamasi përmes mekanizmit ndërkombëtar për mbikëqyrjen e armëpushimit në Gaza, i udhëhequr nga SHBA.

"Çdo luftëtar i Hamas që ndodhet pas Linjës së verdhë, në territorin nën kontrollin izraelit, duhet të evakuohet menjëherë. Liderët e Hamasit do të mbajnë përgjegjësi për çdo incident", thuhet në deklaratën e Kacit.

"Çdokush që do të qëndrojë në zonë do të sulmohet pa asnjë paralajmërim të mëtejshëm, për t’u mundësuar forcave izraelite që të veprojnë lirshëm dhe menjëherë kundër çdo kërcënimi", shtoi ai.

Kac deklaroi se "mbrojtja e ushtarëve izraelitë është prioriteti më i lartë dhe do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për ta siguruar këtë".

Pjesëtarë të Hamasit dje dolën nga një tunel thellë në territorin nën kontroll izraelit në jug të Gazës, në qytetin Rafah, dhe qëlluan me raketa-hedhës dore (RPG) drejt ushtarëve izraelitë, duke vrarë dy dhe plagosur edhe tre të tjerë nga një zjarr snajperik në të njëjtën zonë.

Hamasi ka mohuar përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se "komunikimi me luftëtarët e tyre në zonat nën kontroll izraelit është i ndërprerë". qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR