Izraeli i arrestoi aktivistët nga anija me vela "Medlin", duke përfshirë dhe Greta Thunbergun
- - Trupat izraelite kanë arrestuar aktivistët nga anija me vela "Medlin" të cilët u nisën për të dërguar ndihma në Rripin e Gazës, ndërsa aktivistët, duke përfshirë dhe Greta Thunbergun, do të dërgohen në shtëpi, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:30, 9 qershor, 2025
Tel Aviv, 9 qershor 2025 (MIA) - Trupat izraelite kanë arrestuar aktivistët nga anija me vela "Medlin" të cilët u nisën për të dërguar ndihma në Rripin e Gazës, ndërsa aktivistët, duke përfshirë dhe Greta Thunbergun, do të dërgohen në shtëpi, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit.
Izraeli publikoi një video e cila tregon aktivistët e ndaluar, "të sigurt dhe jo të lënduar", duke u shoqëruar nga marina izraelite në portin izraelit të Ashdodit, transmetoi "Tajms of Izrael".
Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit kumtoi në X se aktivistët nuk janë lënduar.
Më herët, Ministria kumtoi se anija me vela "Medlin" ishte tërhequr nga marina izraelite në brigjet izraelite, se aktivistët do të deportoheshin, ndërsa ndihma që ata po transportonin do të dërgohej në Gazë.
Dymbëdhjetë aktivistë propalestinezë deklaruan se po lundronin drejt Gazës për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të shpërndarë ndihma.
Koalicioni i Flotiljes së Lirë, i cili e organizoi udhëtimin e anijes me vela, kumtoi se kontakti me të ishte humbur dhe se ushtria izraelite kishte hipur në anije. rq/
Foto: MPJ e Izraelit në X