• e enjte, 04 dhjetor 2025

Izraeli hodhi poshtë deklaratën e Asamblesë së përgjithshme të KB-së për zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët

Izraeli hodhi poshtë deklaratën e Asamblesë së përgjithshme të KB-së për zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët

Tel Aviv, 12 shtator 2025 (MIA) - Izraeli sot hodhi poshtë deklaratën e miratuar me shumicë dërmuese në Asamblenë e përgjithshme të KB-së, në të cilën përshkruante hapat e nevojshëm për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinezë. 

"Edhe një herë është vërtetuar se deri në çfarë mase Asambleja e përgjithshme është një cirk politik, i shkëputur nga realiteti - në dhjetëra klauzola të deklaratës së miratuar me këtë rezolutë, asnjëra prej tyre nuk përmend se Hamasi është organizatë terroriste", shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Oren Marmorshtajn, në një publikim në "Iks". rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR