• e enjte, 04 dhjetor 2025

Izraeli gjatë natës sulmoi dhjetëra objekte ushtarake në Iran, duke përfshirë edhe qendrën për hulumtime bërthamore

Izraeli gjatë natës sulmoi dhjetëra objekte ushtarake në Iran, duke përfshirë edhe qendrën për hulumtime bërthamore

Jerusalem, 20 qershor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi se gjatë natës ka sulmuar dhjetëra caqe ushtarake në Iran, duke e prëfshirë edhe Organizatën për inovacione dhe hulumtime mbrojtëse (SPND), për të cilën thotë se është e përfshirë në zhvillimin e armëve bërthamore iraniane.

Ushtria kumtoi se ka kryer seri sulmesh në qendër të Teheranit dhe ka sulmuar disa instalacione për prodhim të raketave në kryeqytetin iranian.

Mbi 60 aeroplanë luftarak të forcave ajrore izraelite sulmuan dhjetëra objekte ushtarake në Teheran, kumtoi shërbimi për shtyp i Forcave mbrojtëse izraelite (IDF). ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR