• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli e thirri në konsultime ambasadorin e vet në Spanjë

Izraeli e thirri në konsultime ambasadorin e vet në Spanjë

Madrid/Tel Aviv, 30 nëntor 2023 (MIA) - Izraeli e thirri për konsultime  në Jerusalem ambasadorin e vet në Madrid, pasi që kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot sërish dolime kritikë të hapur ndaj aksionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës, lajmëroi DPA.

Kryeministri Benjamin Netanjahu e urdhëroi ministrin e Jashtëm, Eli Koen menjëherë ta thërrasë ambasadorin spanjoll në Izrael në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t'i dorëzuar notë proteste për deklaratat e "turpshme" të Sançezit, kumtoi kabineti i Netanjahut.

Thirrja e ambasadorit në MPJ në vendin e rezidencës në diplomaci konsiderohet protestë e matur sserioze, transmetoi DPA.

Në intervistë për TV kanalin shtetëror RTVE, Sançez sot edhe njëherë i bëri thirrje Izraelit të veprojë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare në luftën kundër grupit islamist palestinez Hamas.

"Duke pasur parasysh fotografitë që po i shohim dhe numrin e rritur të njerëzve, posaçërisht fëmijëve, të cilët vdesin, kam dyshime serioze se ato janë të harmonizuara me të drejtën humanitare", tha shefi i Qeverisë spanjolle,  ekonominë e katërt sipas madhësisë në BE.

Koen i përshkruajti komentet e Sançezit si "të turpshme" dhe insistoi në atë se Izraeli me të vërtetë i përmbahet të drejtës ndërkombëtare.

Sançez, gjithashtu, bëri thirrje që vendet evropiane edhe njëherë ta pranojnë shtetin palestinez.

"Pamë se si Izraeli në mënyrë sistematike e okupon territorin palestinez në Bregun Perëndimor. Ndërkaq tani shohim se çka po ndodhë në Gazë", tha ai. Zgjidhja diplomatike e konfliktit nuk është vetëm imperativ moral, por është edhe në interes të Evropës. Evropa nuk mund të lejojë të ketë dy fronte të hapura ushtarake, njëri në Ukrainë ndërsa tjetri në Lindjen e Afërt", tha ai.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Spanjës janë të tnesionuara tashmë një kohë të gjatë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR