• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli e suspendoi dërgimin e ndihmave në veri të Rripit të Gazës

Izraeli e suspendoi dërgimin e ndihmave në veri të Rripit të Gazës

Tel Aviv, 27 qershor 2025 (MIA) - Izraeli e suspendoi qarkullimin e ndihmës humanitare në veri të Rripit të Gazës, por ende e lejon hyrjen nga jugu, deklaruan dje dy persona zyrtarë.

Vendimi u publikua pasi që u shfaq një video e burrave të maskuar në kamionë me ndihma. Udhëheqësit e klaneve palestineze thanë se populli i tyre po mbronte ndihmat, dhe jo anëtarët e Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Izrael Kac dy ditë më parë deklaroi se e kishte urdhëruar ushtrinë të përgatiste një plan brenda dy ditësh për të parandaluar që Hamasi të merrte ndihmë.

Ata iu referuan informacione të reja jo të sakta se Hamasi po merr ndihmë të dedikuar për civilët në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Të mërkurën u publikua një video në të cilën shfaqen dhjetëra burra të maskuar, disa të armatosur me pushkë, por shumica me shufra gome, se si lëvizin në kamionë me ndihma.

Zëdhënësi i Qeverisë izraelite, David Mencer, deklaroi se ndihma vazhdon të hyjë në enklavë nga jugu, por nuk tregoi nëse vjen edhe nga veriu.

Fondacioni humanitar për Gazën, mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli, i cili distribuon ndihmë në pjesët jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës, dje publikoi në X se është organizata e vetme humanitare së cilës i është lejuar distribuimi i ushqimit në Gazë.

Zëdhënësi tha se fondacioni është liruar nga suspendimi dyditor i dërgimit të ndihmave humanitare në enklavë.

Komisioni i lartë për çështjet fisnore, i cili përfaqëson klanet me ndikim në Gazë, kumtoi se kamionët po mbroheshin si pjesë e një procesi për të siguruar ndihmë humanitare që po zbatohet "ekskluzivisht përmes përpjekjeve fisnore". Komisioni theksoi se asnjë fraksion palestinez, duke përfshirë edhe Hamasin, nuk merr pjesë në proces.

Klanet, të përbëra nga familje të mëdha me lidhje martesore dhe gjaku, janë pjesë fundamentale e shoqërisë në Rripin e Gazës.

Në Rripin e Gazës aktualisht ka mungesë akute të ushqimit dhe nevojave të tjera themelore pas fushatës ushtarake gati dyvjeçare izraelite të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit.

Kamionët dhe depot me ndihmë shpesh plaçkiten. Palestinezët e dëshpëruar dhe të uritur shpesh janë fajtorë për këtë.

Izraeli e akuzon Hamasin se po vjedh ndihma për luftëtarët e vet apo e shet atë për t'u financuar. Hamasi i mohon të gjitha akuzat. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR