• e enjte, 31 tetor 2024

Izraeli e sulmoi rrugën kyçe mes Bejrutit dhe Damaskut

Izraeli e sulmoi rrugën kyçe mes Bejrutit dhe Damaskut

Bejrut, 30 tetor 2024 (MIA) - Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj rrugës kyçe mes kryeqendrës libaneze Bejrut dhe kryeqytetit të Sirisë - Damask, duke shkatërruar minibus plotë me municion, me ç'rast jetën e ka humbur shoferi, kumtuan burime nga shërbimi libanez i sigurimit, njoftoi BTA.

Burimet konfirmuan se minibusi, i qëlluar në rrugën mes Bejrutit dhe Damaskut, ka qenë i mbushur me armë, ndërsa pas sulmit rruga është mbyllur për komunikacion.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka bërë thirrje për evakuim të popullatës në qytetin Baalbek në Libanin lindor.

Paralelisht, grupi "Hezbollah" ka kryer sulm me dronë ndaj një baze ushtarake në afërsi të Haifës, në Izraelin verior, si përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Libanit.

Sipas të dhënave, sulmet izraelite në Liban muajin e fundit kanë shkaktuar mbi 1.700 viktima. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR