• e enjte, 04 dhjetor 2025

Izraeli e shfuqizon gjendjen e jashtëzakonshme, e ul personelin ushtarak

Izraeli e shfuqizon gjendjen e jashtëzakonshme, e ul personelin ushtarak

Tel Aviv, 5 gusht 2025 (MIA) – Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) njoftuan se e heqin gjendjen e jashtëzakonshme që ishte në fuqi nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, që përfshiu vazhdimin e shërbimit të rezervistëve për katër muaj. 

Ky veprim do të shkaktojë uljen e numrit të personelit ushtarak dhe uljen e numrit të ushtarëve të rregullt në javët e ardhshme. 

Vendimi për uljen e personelit ushtarak erdhi shkurt pasi shoqëruesi i kryeministrit Benjamin Netanjahu mori qëndrim të ashpër kundër shefit të Shtatmadhorisë, Ejal Zamir, duke sugjeruar se “nëse nuk i pëlqen okupimi i Gazës, duhet të japë dorëheqje”.

Armata izraelite (IDF) njoftoi në një kumtesë në profilin e saj në Tuiter se numri i ushtarëve në batalionet e rregullta do të ulet për afërsisht një çetë, përderisa dhjetëra ushtarë do të transferohen në batalione rezervë. 

Gjithashtu, nga luftëtarët në njësitet speciale dhe elitare më nuk do të kërkohet të mbeten në armatë më gjatë se fillimisht sa ishte planifikuar, që paraprakisht kërkohej nga ata. 

IDF iu premtuan rezervistëve uljen e rëndimit operativ në muajt e ardhshëm, pas më shumë se një viti shërbim nga fillimi i konfliktit.

Zamir deklaroi se këto ndryshime janë bërë me qëllim që të përmirësohet cilësia e shërbimit të luftëtarëve dhe të mbrohen të drejtat e tyre, duke e marrë parasysh kontributin e tyre drejt armatës dhe Shtetit Izrael. 

Armata deklaroi se zbatimi i këtyre masave do të ndihmojë në ruajtjen e aftësive operative të njësive speciale, si dhe në ruajtjen e përvojës profesionale të luftëtarëve. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR