• e hënë, 01 korrik 2024

Izraeli e rivendosi furnizimin me ujë në Rripin e Gazës

Izraeli e rivendosi furnizimin me ujë në Rripin e Gazës

Tel-Aviv, 15 tetor 2023 (MIA) -  Një funksionar i lartë izraelit konfirmoi se Izraeli ka rivendosur sot furnizimin me ujë në Rripin e Gazës, pas furnizimi me ujë ishte në ndërprerje pas sulmit terrorist të Hamasit të shtunën e kaluar, lajmëroi "Tajms of Izrael".

 Këtë vendim e konfirmoi edhe këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, i cili për Si-En-En-in  deklaroi se kolegët e tij izraelitë e kanë informuar për këtë hap para një ore.

 Salivani shtoi se SHBA-ja  është e fokusuar që qytetarëve amerikanë t'u sigurojë kalim të sigurt nga Gaza në Egjipt.

 Ai, gjithashtu, vuri në dukje se SHBA-ja po përpiqet të sigurojë që numri më i madh i civilëve që largohen nga Gaza të kenë qasje në ujë, ushqim, ilaçe dhe strehim.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR