• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli e pushtoi Kan Junisin, e kërkon organizatorin e sulmit të Hamasit

Izraeli e pushtoi Kan Junisin, e kërkon organizatorin e sulmit të Hamasit

Tel Aviv, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Në Rripin e Gazës sot vazhdojnë luftërat e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, e cila e ka ndërmarrë qytetin e madh Kan Junis në kërkim pas organizatorit të sulmeve në Izrael më 7 tetor.

Pasi filloi ofensiva tokësore kundër Hamasit në pjesën veriore të Gazës më 27 tetor, bashkë me sulmet masive ajrore, Izraeli i zgjeroi operacionet e veta tokësore në territorin e ngushtë dhe të mbipopulluar palestinez. Popullata civile është e detyruar të zhvendoset në të gjitha zonat më të ngushta në qytetin Rafa, përgjatë kufirit me Egjiptin.

Në Kan Junis, qytetin më të madh në jug të Rripit të Gazës, dëshmitarët pohojnë se këmbësoria izraelite, automjete të blinduara dhe buldozerë arritën në qendër të qytetit. Armata izraelite mbrëmë njoftoi se i "depërtoi linjat mbrojtëse" të Hamasit, "eleminoi shumë terorristë", dhe shkatërroi rreth "30 hyrje të tuneleve".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se forcat izraelite në Kan Junis "e kanë rrethuar shtëpinë e Jahja Sinvarit" liderit të Hamasit në Rripin e Gazës. "Sinaveri fshihet nën tokë", deklaroi Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë, duke menduar në tunelet e Hamasit nën Gazë.

Jahja Sinavari, burr 61-vjeçar, i cili kaloi 23 vite në burgje izraelite, besohet se është truri i sulmit më 7 tetor, kur qindra komando të Hamasit, të inflirtruar në Izrael nga Gaza, vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 240 persona.

Sipas qeverisë izraelite, 138 pengjë ende janë në Gazë, pasi 105 janë liruar në fund të nëntorit, si pjesë e armëpushimit shtatëditor, duke përfshirë edhe 80 pengjë në këmbim për 240 të burgosurit palestinez, të cilët i mbante Izraeli.

Jahja Sinavari nuk është parë në opinion në Gazë prej 7 tetorit. ss/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR