Izraeli e goditi me raketa Bejrutin, shpërthime në baza ushtarake në Siri
- Së paku një raketë e re dje e goditi Bejrutin jugor, pak më shumë se një orë pasi që Izraeli dha instruksione për evakuim të civilëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:23, 7 tetor, 2024
Bajrut, 7 tetor 2024 (MIA) - Së paku një raketë e re dje e goditi Bejrutin jugor, pak më shumë se një orë pasi që Izraeli dha instruksione për evakuim të civilëve.
Ato goditën paralagjen jugore e cila ka prani të fuqishme të Hezbollahut dhe është afër aeroportit. Ai rajon ditëve të fundit disa herë ishte cak i sulmeve.
Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) dhanë paralajmërim "urgjent" për evakuim për banorët e Burxh al Barajneh dhe Hadat - dy rajone në jug të Bejrutit.
"Ju jeni në afërsi të objekteve dhe interesave të Hezbollahut, ndërsa IDF do të operojë kundër tyre në të ardhmen e afërt, thuhet në paralajmërim.
Sulmet raketore pasuan pas urdhrave të ngjashëm në disa ditët e fundit.
Mediumet siriane pohojnë se lokacione të shumta ushtarake në Sirinë qendrore ishin cak i Izraelit, ndërsa disa prej tyre ishin goditur, thonë ata. ab/
foto: ЕPА