• e hënë, 27 janar 2025

Izraeli e akuzon Hamasin për dy shkelje të armëpushimit

Izraeli e akuzon Hamasin për dy shkelje të armëpushimit

Jerusalem, 26 janar 2025 (MIA) - Izraeli sot e akuzoi organizatën islamiste palestineze Hamas për dy shkelje të marrëveshjes për armëpushim dhe me atë e arsyetoi ndalesën e banorëve të zhvendosur në pjesën jugore të Rripit të Gazës të kthehen në veri.

Arbel Jehuda, civile izraelite, lirimin e të cilës Izraeli e kërkoi dje, nuk është liruar, ndërsa lista në të cilën ceket në çfarë gjendje janë pengjet e planifikuara për lirim në fazën e parë nuk është parashtruar, thuhet në kumtesën nga kabineti i kryeminsitrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Nga Sektori për pengje në kabinetin e kryeminsitrit lidhur me atë sot i njoftuan familjet e pengjeve.

Mediumet izraelite lajmërojnë se po bëhen përpjekje të përbashkëta me SHBA-në për lirimin e Arbel Jehuda.

Në kumtesë shtohet se pritet që "Hamasi të vendosë pengesa dhe të vazhdojë me manovra për luftë psikologjike në rrugën drejt zbatimit të marrëveshjes", por se Sektori për pengje është i vendosur të sigurojë kthimin e të gjitha pengjeve, të gjalla dhe të vdekura.

Militantët e Hamasit dje dorëzuan katër pjesëtare të ushtrisë izraelite të arrestuara në Gazë, ndërsa Izraeli konfirmoi se në kundërpërgjigje ka liruar 200 palestinezë nga burgjet e veta si pjesë e marrëvehsjes për ndërprerje të zjarrit që hyri në fuqi javën e kaluar.

Atë ditë, në rrethin e parë të këmbimit, tre izraelite të reja u liruan në këmbim të 90 pakestinezëve të cilët ishin në burgjet izraelite.

Në fazën e parë të ndërprerjes së zjarrit, që do të zgjasë 42 ditë, duhet të lirohen 33 pengjet nga Gaza në këmbim të 1.900 palestinezëve nga burgjet izraelite. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR