• e shtunë, 23 nëntor 2024

Izraeli do ta dëgjojë SHBA-në, por do të marrë vendime në përputhje me interesat e veta kombëtare, njoftoi kabineti i Netanjahut

Izraeli do ta dëgjojë SHBA-në, por do të marrë vendime në përputhje me interesat e veta kombëtare, njoftoi kabineti i Netanjahut

Jerusalem, 15 tetor 2024 (MIA) - Izraeli do ta dëgjojë SHBA-në, por do të marrë vendime për veprimet e veta në përputhje me interesat e saj kombëtare. Këtë sot e kumtoi kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.  

Njoftimi është publikuar në lidhje me informatën në “Uashington Post”. Thuhet se Netanjahu i ka thënë presidentit amerikan Xho Bajden se Izraeli do t'i sulmojë objektet ushtarake iraniane, e jo objektivat e naftës apo ato bërthamore të Iranit.

Publikimi në mediumin amerikan dhe njoftimi vijnë mes spekulimeve se cila do të jetë përgjigja izraelite ndaj sulmit masiv raketor iranian ndaj Izraelit më 1 tetor. Irani gjuajti pothuaj 200 raketa në drejtim të Izraelit, sulm të cilin Teherani e ka përshkruar si përgjigje të vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Hania, që i atribuohet Izraelit, dhe të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah dhe të gjeneralit të Gardës së Revolucionit Islamik, i kryer nga forcat izraelite. Ministria izraelite e Mbrojtjes u zotua se pas këtij sulmi raketor iranian do të hakmerret me sulm vdekjeprurës dhe preciz mbi Iranin.

Sipas "Uashington post", Netanjahu në një bisedë telefonike i tha Bajdenit se planifikon ta godas infrastrukturën ushtarake iraniane si përgjigje ndaj sulmit raketor iranian. Kjo ishte biseda e parë telefonike mes dy liderëve në shtatë javët e fundit. 

Bajdeni paraprakisht e paralajmëroi Izraelin të mos përpiqet të sulmojë objektet bërthamore të Iranit dhe tha se ai kundërshtoi çdo sulm ndaj objekteve iraniane të naftës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR