• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli dhe Turqia po fillojnë një epokë të re marrëdhëniesh

Izraeli dhe Turqia po fillojnë një epokë të re marrëdhëniesh
Tel Aviv, 17 nëntor 2022 (MIA) - Izraeli dhe Turqia ranë dakord sot për fillimin e marrëdhënieve më të mira, njoftoi zyra e ish-kryeministrit izraelit dhe me shumë gjasa të ardhshëm, Benjamin Netanjahu. Ai dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një bisedë telefonike premtuan bashkëpunim për nisjen e një epoke të re mes dy vendeve. Në njoftim thuhet se Erdogani ka treguar gatishmëri për të përmirësuar marrëdhëniet. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit gjatë sundimit të Netanjahut janë acaruar nga luftërat e përsëritura kundër qeverisë militante të Hamasit në Rripin e Gazës dhe një sulm i ushtrisë izraelite në një flotilje palestineze në të njëjtën zonë në vitin 2010. Erdogan ka kritikuar hapur politikën e Izraelit ndaj palestinezëve dhe Izraeli e ka kundërshtuar pranimin e Hamasit nga Turqia. Megjithatë, pas vizitës shtetërore të presidentit izraelit Isak Hercog në Turqi në mars dhe shenjave të tjera të përmirësimit të marrëdhënieve, të dy vendet ranë dakord të shkëmbejnë ambasadorë dhe ata ende ndajnë disa interesa strategjike, duke përfshirë "paqësimin e Iranit". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR