Izraeli dhe SHBA-ja hapën qendra të reja humanitare në Gazë, OKB-ja i refuzon
- Organizata "Fondacioni humanitar në Gazë", i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja, sot hapi qendrat e para për shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.
- Post By Lindita Sulejmani
- 07:58, 27 maj, 2025
Gazë, 27 maj 2025 (MIA) - Organizata "Fondacioni humanitar në Gazë", i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja, sot hapi qendrat e para për shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.
Pritet më vonë gjatë ditës të mbërrijnë më shumë kamionë me ndihma që do të shpërndahen përmes qendrave të reja.
Fondacioni u refuzua nga OKB-ja dhe disa organizata humanitare, të cilat e akuzuan Izraelin se po përdorte ushqimin si mjet presioni. Ata theksuan se skema e re e shpërndarjes nuk do të ishte efektive.
Pas pothuajse tre muajsh bllokadë të dërgesave, Rripi i Gazës po përballet me një krizë humanitare gjithnjë e më të thelluar, Izraeli e vendosi bllokadën si mjet për të ushtruar presion mbi organizatën palestineze Hamas.
Autoritetet izraelite pretendojnë se u është dashur të hartojnë një plan alternativ pasi Hamasi dyshohet se ka konfiskuar një pjesë të ndihmës humanitare. Megjithatë, Kombet e Bashkuara mohojnë se grupi ka ridrejtuar sasi të konsiderueshme të dërgesave. ls/
Foto: Arkiv