Izraeli dhe Irani vazhdojnë me shkëmbimin e sulmeve ajrore edhe gjatë natës
- Armata izraelite herët në mëngjes kumtoi se Irani ka filluar një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit. Megjithatë, supozohet se mbrojtja ajrore izraelite ka arritur t'i neutralizojë raketat, sepse deri tani nuk ka raporte për sulme me raketa, citon DPA.
- Post By Sara Ademi
- 09:46, 21 qershor, 2025

Tel Aviv, 21 qershor 2025 (MIA) - Armata izraelite herët në mëngjes kumtoi se Irani ka filluar një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit. Megjithatë, supozohet se mbrojtja ajrore izraelite ka arritur t'i neutralizojë raketat, sepse deri tani nuk ka raporte për sulme me raketa, citon DPA.
Menjëherë pas paralajmërimit, armata publikoi se banorët të sigurt mund t'i braktisin strehimoret për bomba.
Në ndërkohë, forcat ajrore izraelite filluan seri sulmesh ndaj "depove me raketa dhe vendeve për lëshim" në Iranin qendror, kumtoi Armata izraelite në Telegram. Mbrëmë vonë, armata izraelite, gjithashtu publikoi sulme ndaj lëshuesve të raketave në Iranin perëndimor.
Kjo është java e dytë në të cilën forcat izraelite sulmuan objektiva në Iran, ndërsa Teherani u përgjigj me sulme me raketa dhe sulme me dronë.
Siaps vlerësimeve izraelite, sulmet e Izraelit ndaj Iranit anuluan zhvillimin e armëve bërthamore të Republikës Islamike për disa vite.
"Unë mendoj se, bazuar në vlerësimet që po dëgjojmë, se ne tashmë e kemi vonuar aftësinë e tyre për të marrë një bombë bërthamore me të paktën dy ose tre vjet," tha dje ministri i jashtëm izraelit Gideon Saar në një intervistë me tabloidin gjerman "Bild". "Ne kemi arritur tashmë shumë. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi. Ne nuk do të ndalemi derisa të bëjmë gjithçka që është e mundur për të eliminuar këtë kërcënim", shtoi Saar.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm iranian Abas Aragçi, i cili u takua me diplomatë të lartë evropianë në Gjenevë, tha se Irani nuk do të negociojë për programin e tij bërthamor derisa Izraeli të ndalojë sulmet e tij.
Megjithatë, Saar i tha transmetuesit japonez NHK se nuk kishte pasur përparim në bisedimet edhe para sulmeve izraelite, të cilat filluan më 13 qershor. "Unë personalisht nuk besoj se Irani po kërkon një zgjidhje (diplomatike). Irani po përpiqet të mashtrojë komunitetin ndërkombëtar", tha ministri i jashtëm izraelit.
Presidenti amerikan Donald Tramp tha dje se ai mund të mbështesë një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit "në varësi të rrethanave".
I pyetur nëse forcat tokësore do të nevojiteshin për të mposhtur Iranin, Trampi tha: "Nuk do të flas për forcat tokësore, sepse gjëja e fundit që dikush dëshiron të bëjë është forcat tokësore".
Trampi tha se do të vendosë në javët e ardhshme nëse SHBA do të ndërhyjë në luftën midis Izraelit dhe Iranit. sa/
foto: DPA