• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli dhe Hamasi nisin bisedimet në Egjipt për planin e paqes së Trampit për Gazën

Izraeli dhe Hamasi nisin bisedimet në Egjipt për planin e paqes së Trampit për Gazën

Kajro, 6 tetor 2025 (MIA) - Në prag të armëpushimit të pritur në konfliktin në Gazë, përfaqësues të Izraelit dhe Hamasit sot pritet të takohen në Egjipt për të diskutuar mbi planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Tramp. 

Siç raporton DPA, të dyja palët do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje të bazuar në planin prej 20 pikash që Trampi e publikoi një javë më parë.

Ministra e Punëve të Jashmte e Egjiptit njoftoi se fokusi fillestar i bisedimeve, të cilat do të zhvillohen përmes ndërmjetësuesve, do të jetë arritja e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbetura që mbahen nga Hamasi në Gazë, në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael. 

Hamasi njoftoi se delegacioni i udhëhequr nga negociatori i tyre me përvojë Halil al-Haja do të udhëtojë për në takim në resotin egjiptian Sharm el-Sheik, ndërsa delegacionin izraelit do ta udhëheqë ministri i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer. 

Nga pala amerikane do të marrin pjesë i dërguari special Stiv Uitkof dhe dhëndri i Trampit, Xhered Kushner. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu theksoi se Izraeli dhe SHBA-ja janë të vendosur që bisedimet indirekte me Hamasin të zgjasin vetëm disa ditë. 

Egjipti, Katari dhe SHBA-ja ndërmjetësojnë në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. 

Hamasi të premten njoftoi se pranon një pjesë nga plani i Trampit, pas çka Trampi i bëri thirrje Izraelit që menjëherë t'i ndërpresë bombardimet në Rripin e Gazës. 

Megjithatë, disa çështje kyçe në planin gjithëpërfshirës të paqes të Trampit mbeten të pazgjidhura, mes të cilëve edhe çarmatimi i Hamasit, që grupi deri tani e ka refuzuar, si dhe tërheqja e trupave izraelite. qa

Foto: Ilustrim nga Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR