• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli dëboi 171 anëtarë të flotiljes për Gazën nga gjithsej 19 vende

Izraeli dëboi 171 anëtarë të flotiljes për Gazën nga gjithsej 19 vende

Tel Aviv, 6 tetor 2025 (MIA) - Izraeli dëboi edhe 171 anëtarë të flotiljes ndërkombëtare humanitare për në Gazë, të cilët janë nga shumë vende. Në mesin e të dëbuarve është edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg. 

"Në mënyrë shtesë 171 provokatorë nga flotilja, duke e përfshirë edhe Greta Thunbergun, u dëbuan sot nga Izraeli në Greqi dhe Sllovaki", shkroi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme në "Iks". 

Departamenti shpërndau foto të Thunbergut dhe dy grave të tjera në aeroportin ndërkombëtar "Ben Gurion" në afërsi të Tel Avivit, të veshura me rroba gri të përdorura në burgjet izraelite. 

Në mesin e të dëbuarve sot janë shtetas të Greqisë, Italisë, Francës, Bullgarisë, Irlandës, Suedisë, Polonisë, Gjermanisë, Lituanisë, Austrisë, Luksemburgut, Finlandës, Danimarkës, Sllovakisë, Zvicrës, Norvegjisë, Britanisë së Madhe, Serbisë dhe SHBA-së, shtoi Ministria. 

Dhjetëra anëtarë të flotiljes veçmë ishin dëbuar gjatë fundjavës. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR